Robben: Milan, eja më merr

11/03/2011 13:45

Ylli i Bayern Munchen, Arjen Robben, duket i gatshëm të largohet nga Mynihu në fundin e sezonit dhe agjentët e tij po punojnë me Milanin për të bindur klubin italian që të paraqesë një ofertë.

Sipas një lajmit të botuar sot në Corriere dello Sport, holandezi mund të jetë ylli i radhës që do t’i bashkohet kuqezinjve, ndërsa mësohet se Van Bommel mund të shërbejë si ndërmjetës në këtë situatë.

Gjendja e vështirë e bavarezëve në kampionat është pas vendimit të Robben-it, i cili duket se nuk është i gatshëm të qëndrojë një sezon pa Champions League.

Nëse skuadra e drejtuar nga Van Gaal do të dështojë në këtë objektiv madhor dhe do të mbetet jashtë tre vendeve të para, Robben mund të drejtohet tek Milani.

Për kuqezinjtë nuk ka dyshime se Robben është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe cilësia e tij është nënvizuar më parë edhe nga Ibrahimovic.

Ditët e ardhshme mund të nisin bisedimet midis dy klubeve, ndonëse gjigantët gjermanë e kanë deklaruar si të pashitshëm mesfushorin 26-vjeçar.

Top Channel