Laçi fiton bindshëm në Peqin

11/03/2011 19:40

Laçi është supriza e parë e javës së 24 në Superligë pasi ka shkatërruar 5-2 Shkumbinin në Peqin, një fushë ku shumë ekipe e kanë patur të vështirë të marrin edhe një barazim.

Vendasit kaluan në avantazh të parët me një 11-metërsh të Kulit, por në fundin e pjesën së parë ndodhi çudia, brenda 2 minutave laçianët shënuan dy herë me Dragiçeviç.

Në pjesën e dytë miqtë trefishuan me Selimin, gol ky që i shpërqendroi akoma më shumë lojtarët e Shkumbinit. Duke përfituar nga kjo situatë, Laçi shënon golin e katërt në minutën e 54, autor është sërish Dragiçeviç.

Goli i boshnjakut Gërboviç, i dyti për Shkumbinin dha idenë se vendasit do të hidheshin në sulm për barazimin, por Vilfor Hysa në minutën e 76 vulosi fitoren 5-2 te Laçit, që tashmë ngjitet në vendin e 4 me 37 pikë.

Superliga do të vijojë të shtunën dhe të dielën me ndeshje interesante, Flamurtari kryesues do të ndeshet me Bylisin, Skënderbeu do të luajë në Kavajë përballë Besës, Kastrioti do të presë Tiranën, ndërsa Teuta do të luajë me Vllazninë.

Top Channel