Kubica i nënshtrohet një operacioni të ri

11/03/2011 13:55

Piloti i Renosë, Robert Kubica, i është nënshtruar sot një operacioni të ri, i katërti që prej aksidentit me një makinë reli që rrezikoi t’i merrte jetën në 6 shkurt.

Sipas lajmit të njoftuar nga shërbimet mjekësore të spitalit italian ku ai mbetet i shtruar, qëllimi i kësaj ndërhyrje ishte rikthimi i ndjesive të plota në gishtat e dorës së djathtë, e dëmtuar rëndë gjatë aksidentit.

Gjatë javëve të shkuara polaku i është nënshtruar operacioneve pas frakturave të tij në këmbë, legen dhe bërryl. Mjekët janë shprehur të kënaqur me rikuperimin e deritanishëm të 26-vjeçarit, por në disa raste kanë theksuar se është e pamundur të parashikohet koha e plotë e shërimit të tij.

Top Channel