“Unë dhe Hazard jemi blerjet më të këqija të Real Madrid”, “zbërthehet” Kaka: Yamal më kujton Neymarin, ja biseda me Perezin
Pas përvojës së dështuar tek Roma, Adriano është kthyer në Brazil, ku duhet të zgjedhë midis ofertave të dy klubeve gjigante braziliane, Flamengo dhe Corinthias.
Lojtari gjeti një marrëveshje me presidenten e Romës, Rosella Sensi, për të prishur kontratën e tij dhe mund të negociojë lirisht me klubet e vendit të tij.
Palmeiras, gjithashtu ishte në konkurrencë për “Perandorin”, por u tërhoq përpara fuqisë ekonomike të dy klubeve të tjera.
Flamengo besohet se është në “pole-position” për të siguruar shërbimet e ish-futbollistit të Parmës, Fiorentinës, Interit dhe Romës, pasi atje ndodhet miku i mirë i sulmuesit, Ronaldinho.
Top Channel