Raul thyen një tjetër rekord

10/03/2011 09:25

Raul Gonzalez, sulmuesi i Schalke 04, në ndeshjen e djeshme ndaj Valencias, e vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve, arriti një tjetër rekord personal.

Sulmuesi spanjoll u bë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në kompeticionin më të madh europian duke lënë pas ish-kapitenin e Milanit, Paolo Maldini.

Raul ka zhvilluar 138 ndeshje në fazën finale të Ligës së Kampioneve dhe 2 ndeshje në fazat paraeliminatore. Në 132 ndeshje ka mbrojtur fanellën e Realit të Madridit, ekip me të cilin debutoi më 13 shtator të vitit 1995.

Gjithashtu, Raul ka shënuar 70 gola në Champions, duke u renditur i pari në listën e golashënuesve të këtij turneu, dhe ka fituar tre herë këtë kompeticion me Real Madridin (1999/2000, 2000/2001 dhe 2001/2002).

Top Channel