Europa League, “kapitullon” Liverpool-i

10/03/2011 23:00

Liverpool-i ndërlikoi dukshëm shanset e tij për të siguruar një vend midis në çerekfinalet e Europa League, pasi u mposht në fushën e Bragës, në Portugali.

Në një ndeshje me tension, Alan shënoi një gol në pjesën e parë, ndërsa të kuqtë nuk mundën të barazpeshonin më sfidën.

Në ndeshjet e tjera që nisën të luheshin në orën 19:00, Villareal-i duket se hipotekoi kualifikimin, pas suksesit 3-2 në fushën e Bayer Leverkusen-it.

Gjermanët shënuan të parët me Vidal, por Rossi e Nilmar përmbysën rezultatin. Castro barazoi për vendasit në pjesën e dytë, përpara se Nilmar të realizonte përsëri në kohën shtesë.

Porto arriti një fitore minimale me shumë vlera ndaj CSKA Moskës në Rusi, ndërsa PSV e Rangers u ndanë në barazim. Në sy ra edhe humbja e Man. City me Dinamon e Kievit. Ukrainasit fituan pastër me rezultatin 2-0. Edhe Ajax ka dështuar në fushën e tij përballë Spartakut të Moskës, duke u mundur 0-1, ndërkohë që Tuente ka shkatërruar 3-0 skuadrën tjetër ruse, Zenitin dhe Benfika ka fituar në fushën e saj përballë PSG 2-1.

Në sy ra edhe humbja e Man. City me Dinamon e Kievit. Ukrainasit fituan pastër me rezultatin 2-0. Edhe Ajax ka dështuar në fushën e tij përballë Spartakut të Moskës, duke u mundur 0-1, ndërkohë që Tuente ka shkatërruar 3-0 skuadrën tjetër ruse, Zenitin dhe Benfika ka fituar në fushën e saj përballë PSG 2-1.

Ndeshjet e kthimit të këtij turi, luhen pas një jave, më datë 17 maj

Top Channel