Milan, lamtumirë Champions

09/03/2011 22:40

Milan i thotë lamtumirë Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e luajtur në White Hart Lane, shtatë herë fituesit e këtij trofeu, nuk arritën të përmbysin dot golin e shënuar nga Krauc, 2 javë më parë në San Siro nga “amatorët” e Totenhem.

Skuadra e Redknap, e cila e nisi lojën si e kualifikuar për në fazën e mëtejshme të Ligës së Kampioneve, u mbrojt mjaft mirë përballë kërcënimeve të Ibrahimovic dhe lojtarëve të tjerë të Milanit. Në minutat e fundit të takimit, Alegri, kur s’ka më c’të humbë, hedh në lojë edhe dy të rinjtë, Merkel dhe Straser.

Megjithatë rezultati takimit nuk ndryshoi, sfida u mbyll 0-0 dhe Milani bëhet skuadra e radhës italiane që e sheh veten jashtë kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik europian pas eleminimit të Romës ditën e martë. Tashmë e vetmja skuadër që mbron Serinë A në Ligën e Kampioneve mbetet mbajtësi i trofeut, Inter që luan më 15 mars kundër Bajernit të Mynihut me misionin e vështirë për të përmbysur rezultatin 0-1 të 90 minutëshit të parë të luajtur në Milano.

Në sfidën tjetër të kësaj mbrëmje, Shalke 04 mposhti me rezultatin 3-1 Valencian duke u kualifikuar në cerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 1-1. Të parët që shënuan ishin miqtë me anë të Rikardo Kosta në minutën e 17. Në të 40 Farfan barazon gjithcka. Pak minuta nga nisja e pjesës së dytë, Gavranovic shënon golin  e dytë për vendasit, ndërsa Farfan në sekondat shtesë vulos gjithcka duke cuar në fazën e mëtejshme skuadrën gjermane.

Me katër sfidat e mbetura, Man. United-Marsejë, Bajern-Inter që luhen të martën më 15 mars dhe Celsi-Kopenhagen e Real Madrid-Lion të mërkurën më datë 16 mars, plotësohet panorama e gjithë skuadrave cerekfinaliste.

Top Channel