Magath do të largohet nga Schalke 04

09/03/2011 11:50

Felix Magath nuk do të jetë më trajneri i Schalke 04 në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Schalke 04 nuk besojnë më se Magath është trajneri që do plotësojë objektivin e tyre: fitimin e titullit kampion brenda vitit 2013.

Edhe fitorja e mundshme në Kupën e Gjermanisë (ku Schalke 04 eliminoi Bayern Munchen) nuk mund të shpëtojë stolin e teknikut 57-vjeçar.

Zëvendësuesi i tij mund të jetë trajneri aktual i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp.

Top Channel