
Këngëtari i grupit Oasis, Liam Gallagher, dha një intervistë për revistën italiane “Vanity Fair”, ku shpjegoi detaje të panjohura të fëmijërisë së tij dhe theksoi se nuk ka më asnjë shans që Oasis të ribashkohen.
Grupi u shpërbë pas një zënke të tij me të vëllain Noel, kitarist dhe këngëtar, përpara një koncerti në Paris. “Që prej asaj zënke, nuk më mungon. Ai është gjithmonë i njëjti, gjithmonë i shpifur. Edhe ai nuk dëshiron të më shikojë, jemi të lodhur nga njëri-tjetri”, deklaroi Liam për të vëllain.
”Oasis kanë vdekur përfundimisht. Nuk do të rikthehemi më kurrë të këndojmë së bashku. Këtë herë u zumë për motive familjare tonat, të cilat janë më të rëndësishme edhe se vetë grupi. Tensioni kishte arritur kulmin”.
Në vazhdim të intervistës, Liam foli që për origjinat e kësaj urrejtje midis vëllezërve. “Nuk e kam thënë më parë, por babai e rrihte nënën. Midis të tre vëllezërve, unë isha i vetmi që e mbroja, ndonëse isha më i vogli. Dy të tjerët fshiheshin nga frika.
Unë e adhuroj nënën time, është gjëja më e bukur që kam në jetë. As kam menduar ndonjëherë të gjej një shpjegim për këtë raport me Noel. Ai mendon se është gjithmonë më i miri, kritikon të gjithë dhe asnjëheë në jetën tonë nuk ka patur ndonjë ditë që të kemi shëtitur apo të ulemi të bisedojmë bashkë”.
Top Channel