Ferrari modifikon shasinë e F150-s

09/03/2011 16:50

Ferrari do të debutojë sot në testet e Barcelonës me disa modifikime të rëndësishme në makinë, pasi një shasi e re do të testohet.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, ishin pikërisht ndryshimet në makinën e re F150º ato që vonuan me dy ditë nisjen e testimeve për “kokëkuqen”.

Provat e Barcelonës janë të fundit përpara se sezoni i rregullit të nisë me garën e parë në Australi.

Një ditë më parë, piloti i Red Bullit, Mark Webber, ishte më i shpejti në prova, i ndjekur prej rivalit të McLaren Mercedes, Jenson Button.

Top Channel