Arritja e madhe e Gwen Stefani
09/03/2011 13:20
Gwen Stefani ka thënë për revistën ‘Elle’ se kohëzgjatja e martesës së saj me muzikantin Gavin Rossdale është një “arritje e madhe”.
Këngëtarja, e cila me Rossdale ka dy fëmijë dhe 14 vjet martesë, tha se ndihet “shumë krenare” për këtë gjë.
“Nuk ka qenë e lehtë. Si çdo marrëdhënie tjetër ka pasur ulje-ngritjet e saj, por besoj se ia kemi dalë mbanë”, u shpreh Gwen Stefani.
Top Channel