Wikileaks, Le monde: Gheddafi nuk është mire
08/03/2011 21:45
“Është e qartë që (lideri libian Gheddafi) nuk është mirë”. Kështu shkruante në një raport në Washington në pranverë të 2009-ës ambasada amerikane në Tripoli, sipas dokumenteve të reja të Wikileaks, të bëra publike nga Le Monde.
“Natyra e saktë e të këqijave të tij nuk konfirmohet, por është e qartë që nuk është mirë”, shkruhej në kabllogram.
Sipas selisë amerikane në Tripoli, duket ështe me tension dhe pothuajse diabetik dhe mbi të gjitha një hipokondriak.
Top Channel