Webber, më i shpejti në Barcelonë

08/03/2011 20:10

Piloti i Red Bullit, australiani Mark Webber, ishte piloti më i shpejtë në provat e Barcelonës, të zhvilluara sot gjatë të gjithë ditës.

Australiani la pas kampionin e botës të vitit 2009, Jenson Button, me pothuajse katër të dhjetat.

Ferrari nuk morri pjesë në këto prova. Pritet që nesër të jetë Massa ai që do të testojë makinën dhe në fundjavë Alonso, përpara se skuadrat të zhvendosen në Australi, ku do të zhvillohet gara e parë e sezonit në 27 mars.

Paraqitja e Webber tregoi se Red Bull-i do të jetë edhe një herë më shumë skuadra për t’u mundur në këtë sezon.

Rezultatet e testimeve të Barcelonës
1. Webber    Red Bull          1’22”544
2. Button    McLaren            1’22”910
3. Petrov    Renault             1’22”937
4. Perez    Sauber               1’24”117
5. Heidfeld    Renault          1’24”735
6. Di Resta    Force India     1’25”039
7. Valsecchi    Team Lotus   1’25”406
8. Buemi    Toro Roso         1’26”004
9. Hulkenberg    Force India 1’26”030
10. Razia    Team Lotus      1’26”723
11. D’Ambrosio Virgin           1’32”060

Top Channel