Videot “zënë mat” Lindsay Lohan

08/03/2011 17:30

Kamerat e sigurisë së një argjendarie në Los Anxhelos dëshmuan qartë vjedhjen e një gjerdani të florinjtë me vlerë 2 500 dollarë, prej aktores Lindsay Lohan.

Ndonëse një proces për vjedhje nisi ndaj 24-vjeçares së liruar vetëm në janar nga një qendër rehabilitimi, pasi u dënua me katër muaj izolim nga një gjykatë për abuzim me drogën gjatë lirimit me kusht, Lohan mohoi të kishte kryer vjedhjen.

Megjithatë, një televizion amerikan tregoi qartë mbrëmë se nuk ka asnjë alibi, pasi siguroi videot e sigurisë së argjendarisë. Imazhet mund të bindin gjykatën që të ridërgojë në izolim aktoren e përfshirë nga skandale të shumta gjatë jetës së saj.

Top Channel