Sheen zgjidh problemet me shpatë në dorë

08/03/2011 17:40

Aktori hollivudian, Charlie Sheen, krijoi një dramë personale, ndërsa u paraqit në zyrat e “Warner Bros”-it, ku u njoh me shkresën zyrtare të shkarkimit të tij nga puna.

I vënë së fundmi në qendër të shumë skandaleve, Sheen u ngjit në çatinë e ndërtesës, nga ku pasi pozoi me një shpatë në dorë, piu një lëng të kuq nga një shishe, ku shkruhej “gjak tigri”.

Më pas, 45-vjeçari deklaroi se ndihet jashtëzakonisht i lirë dhe i lumtur, pasi iu hoq roli kryesor në serilian “Two and a half man”, prej të cilit ai përfitonte dy milion dollarë për seri.

”Warner Bros”, kompania që xhiron serialin lajmëroi për shkarkimin nga puna të Sheen nëpërmjet një letre prej 11 faqesh, dolument të cilin aktori ia ka paraqitur avokatëve të tij, që do të nisin një çështje për të kërkuar një dëmshpërblim prej mbi 300 milion dollarësh ndaj prodhuesve.

Sheen u shkarkua nga detyra javën e shkuar, pasi bëri komente ofenduese ndaj producentit dhe protagonistëve të tjerë të serialit.

Top Channel