
Fituesi i cmimit Nobël në Bangladesh, Muhammad Yunus do të dëgjojë sot gjykatën, e cila do të shprehet nëse ai është shkarkuar legalisht ose jo nga instituti bankar i themeluar prej tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave vendimi do të jepet nga Gjykata e Lartë.
Banka qendrore shkarkoi zotin Yunus nga posti i tij në Grameen Bank, duke deklaruar se ai ishte riemëruar në krye të saj ilegalisht.
Nga ana e tij nobelisti ka deklaruar se lëvizja në fjalë ka qenë e motivuar politikisht. Grameen Bank jep kredi për miliona huamarrës, kryesisht për të varfërit dhe gratë.
“Kjo është një bankë që zotërohet nga gratë e varfëra”, ka deklaruar Yunus, i cili foli përmes një video-konference me një panel financierësh në Uashington.
Top Channel