Libi, vazhdojnë shpërnguljet civile në masë

08/03/2011 23:45

Mbi 200 mijë janë personat e shpërngulur si pasojë e luftimeve në disa zona të Libisë.

Alarmi jepet prej organizatave humanitare të OKB-së të cilat saktësojnë se të shpërngulurit u janë drejtuar kufijve të Egjiptit, Tunizisë dhe Nigerit duke iu bashkangjitur numrit të mëparshëm të të prekurve nga trazirat.

Ndërkohë, në vend raportohen sërish luftime. Burime të pakonfirmuara se trupat qeveritare kanë bombarduar disa zona rebele në duke shkaktuar dhjetra të vdekur.

Top Channel