Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Katër varka të tjera me emigrantë afrikanë kanë mbërritur gjatë natës në ishullin italian të Lampeduzës, disa orë pasi në mbrëmje kishin mbërritur 224 klandestinë të tjerë.
Tre varkat e para arritën brigjet e ishullit pak para mesnatës, ndërsa tjetra rreth orës 01:50, pasi u spikat nga roja bregdetare që e tërhoqi deri në breg.
Janë 24 varkat që në dy ditët e fundit kanë arritur në Itali, me një numër emigrantësh që kalon 1700 persona.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm italian, edhe pse kërkon ndërmarrjen e një plani ndërkombëtar për të frenuar emigracionin, u shpreh dje kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi.
“Një ndërhyrje ushtarake në Libi do të ishte një gabim shumë i rëndë. Këtë e them unë, por e ka thënë edhe Hillary Clinton, që nëse ndërhyet në mënyrën e gabuar, Libia mund të kthehet në Afganistanin ose në Somalinë e re”, deklaroi Maroni.
Top Channel