Iran, Rafsanjani lëvizet nga posti

08/03/2011 10:00

Ish-presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani ka humbur pozicionin e tij si drejtues i një strukture të fuqishme klerike.

Rafsanjani ka drejtuar Asamblenë e Ekspertëve, e cila zgjedh liderin suprem dhe mbikëqyr aktivitetet e tij për katër vitet e kaluara.

Por ai është kritikuar nga zyrtarët e linjës së ashpër se ka qendruar pranë opozitës, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, ajatollahu Mohammad Reza Mahdavi Kani është zgjedhur si zëvendësuesi i tij, bën të ditur agjencia e lajmeve “Mehr”.

Top Channel