
Një bllokadë e të gjithë fluturimeve mbi Libinë nuk do të jetë në gjendje të prapësojë ofensivën e Gaddafi-t ndaj rebelëve dhe popullsisë civile, deklaruan ekspertë të lartë ushtarakë për “Associated Press”.
Sipas tyre, ndalimi i përdorimit të forcave ajrore do të ishte vetëm një pengesë e vogël e për Gaddafi-n, i cili gjithsesi zotëron një avantazh të padiskutueshëm në forcat tokësore.
Tanqet, artileria dhe mjetet e tjera të motorizuara janë armë të cilat rebelët nuk i kanë dhe ata do të jenë të destinuar të humbin, edhe nëse bllokada ndërkombëtare ajrore do të vendoset ndaj Libisë.
Sipas zyrtarëve të “International Institute for Strategioc Studies”, përshkallëzimi i evidentuar i sulmeve ajrore në këto ditë mund të ketë ardhur pasi Gaddafi po përpiqet të shfrytëzojë sa më shumë këtë avantazh, përpara se bllokada e paralajmëruar të mbërrijë.
Top Channel