Bogdanov, 3 vjet e 3 muaj burg

08/03/2011 13:20

Është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg Ivan Bogdanov, një nga katër ultrasit serbë që u gjykuan sot për trazirat që shkaktuan në stadiumin Ferraris të Xhenovës.

Këto trazira çuan në pezullimin e ndeshjes Itali-Serbi, në 12 tetorin e kaluar.

3 vjet burg për Nicola Klicovic, 2 vjet e 8 muaj për Daniel Janjic dhe 2 vjet e 6 muaj për Srdan Jovetic janë dënimet që u dhanë nga Gjykata e Xhenovës pë tre ultrasit e tjerë.

Më 12 tetor 2010, Ivan Bogdanov terrorizoi stadiumin e Xhenovës dhe bëri që ndeshja Itali-Serbi të pezullohej. Kjo ndeshje iu dha më pas në tavolinë Italisë me rezultatin 3-0.

Top Channel