Barça-Arsenal, shënon Messi

08/03/2011 21:40

Lionel Messi realizoi në minutën e tretë shtesë të përballjes së Champions League midis Barcelonës dhe Arsenalit, e vlefshme për një biletë në çerekfinale.

Në një ndeshje me shumë tension në “Camp Nou”, Arsenali i rezistoi sulmeve të njëpasnjëshme të vendasve, deri kur Messi, i shërbyer nga Iniesta, zhbllokoi rezultatin pas një gjesti të shkëlqyer teknik.

Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në të njëjtën kohë, Shakhtari po dominon ndaj Romës, së mbetur me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të Mexes në të 40’. Ukrainasit kryesojnë pas një goli të Hubschmann në pjesën e parë, ndërsa Borriello humbi një penallti.

Top Channel