“Dr.House” për të zëvendësuar Sheen?

08/03/2011 18:00

Protagonisti kryesor i serialit “Dr.House”, Hugh Laurie, mund të zëvendësojë Charlie Sheen tek seriali “Two and a half man”.

Spekulimeve fillestare të shtypit i dhanë më shumë bazë një sekuencë e shfaqur në serinë e fundit të “Dr.House”, ku e dashura e Laurie në film, sheh një ëndërr ku ai luante rolin e Sheen në “Two and a half man”.

Cuddy, e luajtur nga Lisa Edelstein, besonte se mund të ishte duke vdekur, pasi iu shfaqën disa simptoma potencialisht të rrezikshme për jetën. E çuar në spital, ajo humb ndienjat dhe sheh Laurie si protagonist të serialit të Sheen, gjatë periudhës së pandërgjegjshme.

Seria është xhiruar disa muaj përpara se Sheen të shkarkohej, prandaj ose seria është një rastësi totale, ose në prapaskenë dihej për problemet e Charlie dhe producentet e “Two and a half man” po kërkonin një zëvendësues.

Top Channel