Reali fiton pa Ronaldon

07/03/2011 08:10

Edhe pse pa Ronaldo, Kaka, Khedira e Diarra, Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Santander, duke mbajtur ritmin e Barcelonës kryesuese.

Protagonisti i fitores së madrilenëve ishte Mesut Ëzil, pasimet milimetrike të të cilit i dhanë mundësinë Adebayor dhe Benzema të mbyllin pjesën e parë me avantazhin 2-0.

Me rifillimin e ndeshjes, Santander fitoi një 11-metërsh por që Pinillas e shënjestroi topin në duart e Casillas. Në të ’70 Bakërcioglu shkurton diferencën e golave. Festa e vendasve dhe frika për një barazim ka zgjatur vetëm 5 minuta, pasi Benzema trefishoi rezultatin për Real Madrid.

6 minuta nga fundi i ndeshjes, ekipi i Mourinhos kishte mundësinë më të mirë për të thelluar rezultatin, por Adebayor nuk u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit.

Kjo fitore e rikthen diferencën prej 7 pikësh mes Barcelones kryesuese dhe Realit të vendit të dytë.

Top Channel