MotoGP, zhgënjen Rossi, fluturon Stoner

07/03/2011 21:00

Casey Stoner dominoi në provat e lira të pistës së Losailit në Katar, ndërsa Valentino Rossi tregoi se vazhdon të vuajë pasojat e një dëmtimi të pësuar një vit më parë në shpatull, duke u renditur vetëm i teti.

Shoku i skuadrës së Stoner, Dani Pedrosa, u rendit në vendin e dytë, duke konfirmuar se Honda zyrtare do të jetë skuadra për t’u mundur në këtë sezon. Me të njëjtin mjet në dispozicion, Dovizioso përfundoi i treti.

Spanjolli Jorge Lorenzo ishte i pari në renditjen e atyre që nuk zotërojnë një motor Honda. Ai përfundoi i katërti me Yamahën e tij, tetë të dhjetat më i ngadaltë se kryesuesi.

Rezultatet e provave të lira në Losail
1. Stoner    Honda           1’55”035
2. Pedrosa    Honda         1’55”193
3. Dovizioso    Honda       1’55”740
4. Lorenzo    Yamaha       1’55”814
5. Spies    Yamaha          1’56”003
6. Edëards    Yamaha       1’56”259
7. Barbera    Ducati          1’56”266
8. Rossi    Ducati              1’56”306
9. De Puniet    Ducati        1’56”362
10. Simoncelli    Honda     1’56”378
11. Capirossi    Ducati       1’56”434
12. Crutchloë    Yamaha    1’56”437
13. Aoyama    Honda         1’56”517
14. Hayden    Ducati         1’56”586
15. Bautista    Suzuki        1’56.833
16. Elías    Honda             1’58”123

Top Channel