Guardiola: Pas Arsenalit bëhet më e thjeshtë

07/03/2011 20:45

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, u shpreh optimist për mundësinë e kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, një ditë përpara përballjes me Arsenalin.

Katalanasit humbën 2-1 në Londër, në ndeshjen e parë të një të tetave dhe Guardiola u shpreh: “Jam i sigurt që nëse kalojmë këtë raund, do të shkojmë shumë shumë larg në Europë.

Nga ana tjetër, nëse eliminohemi, nuk do të duhet të justifikohemi me faktin që Pique dhe Puyol nuk do të luajnë. Është e qartë që ata janë një humbje e rëndësishme, por kam besim të plotë tek futbollistët që do t’i zëvendosojnë”.

Numri një në stolin e Barcelonës u shpesh gjithashtu se shpreson që Van Persie të luajë, pasi kështu sfida do të jetë më e bukur. “Nuk duam të kemi një avantazh të padrejtë dhe qënia e Van Persie-t në fushë do t’a bënte më të bukur këtë sfidë”.

Top Channel