Milan mposht Juventusin

06/03/2011 08:00

Një gol i Xhenaro Gatuzos në pjesën e dytë i ka dhënë tre pikë shumë të rëndësishme Milanit në përballjen me Juventusin në Olimpiko të Torinos.

Ka qenë një pjesë e parë modeste në lojën e të dyja skuadrave që janë treguar të kujdesshme si me sulmet në portat respektive ashtu edhe me mbrojtjen.

Ndryshe ndodh me pjesën e dytë ku të dyja skuadrat kërkuan më shumë golin, pasi barazimi nuk ndihmonte askënd. Nga ai që më pak pritej, Xhenaro Gatuzo, vjen goli i avantazhit që më shumë se një gjuajtje e mirë e mesfushorit të Milanit ishte një gabim i portierit Bufon, por që gjithsesi një avantazh e fitore e merituar për kuqezinjtë të cilët nuk u tërhoqen aspak.

Tashmë synimi i tyre për të fituar kampionatin bëhet gjithnjë e më konkret me kalimin e javëve dhe fitorja me Juventusin konfirmon gjendjen shumë të mirë të kuqezinjve në kampionat.

Aktualisht Milani çon në 8 pikë avantazhin nga Interi i vendit të dytë dhe 9 pikë nga Napoli, skuadra të cilat do të zhvillojnë sot ndeshjet e tyre.

 

Top Channel