Barcelona bën detyrën

06/03/2011 08:10

Barcelona bën detyrën përballë Saragozës edhe pse me një rezultat minimal 1-0, por që gjithsesi ka të njëjtën vlerë, atë të tre pikëve.

Katalanasit edhe pse kërkojnë me këmbëngulje golin në mënyrën e tyre e gjejnë atë vetëm në minutën e 43-të të takimit me Seidu Keita, pas asistit të të përhershmit Lionel Mesi.

Pjesa e dytë është e njëjta lojë e katalanasve të cilët rrezikojnë, tentojnë e kërkojnë golin e dytë për të qenë më të qetë. Edhe pse nuk e gjejnë, i mjafton ai gol i shënuar në pjesën e parë për të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme.

Tashmë detyra e katalansve është e qartë, të përmbysin humbjen në Champions League me Arsenalin, takim që do ta zhvillojnë ditën e martë.

 

Top Channel