Superliga, Flamurtari shpartallon Elbasanin

05/03/2011 19:40

Flamurtari ka shpartalluar Elbasanin në ndeshjen e parë të javës së 23-të të Kategorisë Superiore, duke shënuar edhe një rekord sezonal pas asaj fitoreje 8-0.

Vlonjatët kanë shpërthyer duke mundur për të dytën herë Elbasanin me një goleadë brenda 7 ditësh. Plot 12 gola të shënuar në 180 minuta ndaj verdhebluve.

Fitore që e ngjit Flamurtarin në kuotën e 52 pikëve, shtatë më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak.

Vlonjatët s’kishin në dispozicion tre titullarë si Sakaj, Veliu e Zeqiri për shkak se ishin të pezulluar, por në dispozicion të trajnerit Gugash Magani është rikthyer mesfushori Ahmataj.

Nga katër gola për cdo pjesë ka shënuar Flamurtari, duke filluar me Progni, Xhafaj, Roshi Grami, ndërkohë që në pjesën e dytë Grami shënon golin e dytë personal të këtij takimi, dy gola të tjerë shënohen nga Plaku, njëri në mënyrë spektakolare me roveshatë dhe tjetri me 11 metrësh, ndërsa Shehaj në fund vulos gjithcka me golin e tetë të takimit.

Në mbyllje të kësaj ndeshjeje ka pasur edhe një incident mes lojtarëve për një ndërhyrje të gabuar, por që stafi vlonjat ka zgjidhur gjithcka shumë shpejt.

Top Channel