Juve-Milan, sfida e dy realiteteve të kundërta

05/03/2011 12:15

Juventus dhe Milani do të luajnë sot në “Olimpico” në një ndeshje që mund të përcaktojë fatet e sezonit.

Megjithatë, gjendjet në të cilën skuadrat do të përballen janë diametralisht të kundërta. Juventusi ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm, aq sa grupe tifozësh bënë thirrje për një tolerim ndaj kuqezinjve, në mënyrë që Interi të mos fitojë përsëri titullin.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë duken në formë të shkëlqyer, janë të parët në klasifikim dhe një fitore në Torino do të përbënte një hap shumë të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Në prag të sfidës, Gattuso deklaroi se përkrah një nismë ligjore të juventinëve për kthimin e dy titujve të humbur pas çështjes “Calciopoli”, ndërsa drejtuesit e bardhezinjve do të mendojnë se si Cassano mund të ishte fanellën e tyre, kur ta shohin sot në stol.

Sipas “Corriere dello Sport”, barezi ishte shumë pranë Juves në merkaton e dimrit, por pavendosmëria e drejtuesve bëri që ai të nënshkruante me Milanin. FantAntonio ishte më parë pranë Juventusit edhe në vitin 2001, por atëherë nëna e tij e bindi që të refuzonte ofertën.

Megjithatë, Antonio nuk do të jetë në fushë që prej minutës së parë. Allegri preferon të aktivizojë Paton, i cili në ndeshjet e fundit ka treguar se zotëron një formë të shkëlqyer. Edhe Flamini në stol, titullar Boatengu.

Formacioni i pritshëm i Juventus-Milan, sot ora 20:45
Juventus (4-4-2): Buffon; Sorensen, Chiellini, Barzagli, Traorè; Krasic, Melo, Marchisio, Martinez; Matri, Toni. Tr. Del Neri
Milan (4-3-1-2): Abbiati; Abate, Nesta, T. Silva, Jankulovski; Gattuso, Van Bommel, Boateng; Robinho; Pato, Ibrahimovic. Tr. Allegri

Top Channel