Interi përqendrohet tek pista Pepe

05/03/2011 13:30

Interi është i vendosur që të përforcohet me një qendërmbrojtës në merkaton e verës dhe Pepe është vendosur në qendër të pretendimeve.

Marrëdhëniet e portugezit me Realin e Madridit janë dëmtuar dhe ai i ka kërkuar zyrtarisht klubit që të largohet.

Zikaltërit i kanë ofruar agjentit të lojtarit një kontratë prej 3,5 milion eurosh në sezon dhe i kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të hyjnë në bisedime për një kontratë më fitimprurëse.

Ndonëse për 28-vjeçarin është i interesuar edhe Manchester City, Pepe duket se do të favorizonte më shumë një kalim për në Itali.

Përsa i përket vlerës së transferimit, duket se madrilenët do të pretendojnë midis 12-15 milion eurove për të shitur kartonin e lojtarit.

Top Channel