Van Gaal: E duroj presionin

04/03/2011 20:05

Bayern Munchen nuk ka hequr dorë nga vendi i dytë në Bundesligë, vend i cili të siguron hyrjen direkt në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Këtë gjë e konfirmoi trajneri i bavarezëve, Louis van Gaal.

Përsa i përket zërave për një shkarkim të mundshëm nga detyra për shkak të kampionatit të dobët të Bayern dhe eliminimit nga Kupa e Gjermanisë, hollandezi tha: “Mund ta përballoj presionin sepse jam në fund të karrierës. Nëse do të më shkarkojnë, më vjen keq më shumë për stafin tim se sa për vete.”

Top Channel