Maicon: Faleminderit Real, nuk më intereson

04/03/2011 11:10

Mbrojtësi brazilian i Interit, Maicon, i dha fund një herë e mirë spekulimeve për kalimin e tij të mundshëm në radhët e Realit të Madridit.

”Nuk më intereson kalimi në Spanjë sepse jam i lumtur tek Interi. Kam kohë që e dëgjoj këtë mundësi, prandaj vendosa të flas”, deklaroi 30-vjeçari.

”Nuk më pëlqen që të krijohen spekulime në kota në një kohë kur gjithçka po shkon mirë dhe qetë për klubin. Dua të përgënjeshtroj këtë lajm dhe të siguroj tifozët që i kam kërkuar agjentit tim të refuzojë çdo ofertë që mund t’i paraqitet”.

Top Channel