Beteja për Ligën e Kampionëve në Serie A, Milani rrezikon parakalimin nga Roma, Juventusi surprizon në vendin e tretë
Mbrojtësi i Manchester City, Kolo Toure, u pezullua pasi u shpall pozitiv në një kontroll anti-doping.
Lajmin e bëri të ditur BBC disa minuta më parë. Federata Angleze e Futbollit shpalli menjëherë një përjashtim pa afat për 29-vjeçarin, pas rezultateve të lajmëruara nga Agjensia Botërore Antidoping (Wada).
Klubi konfirmoi nëpërmjet një komunikate se Toure është pezulluar edhe prej klubit, deri kur një vendim ligjor të merret. Manchester City shtoi se në këtë moment nuk do të bëjë asnjë koment shtesë.
Ndonëse Wada nuk konfirmoi se cila është substanca që është gjendur në gjakun e bregofildishtasit, në komunikatë shtohej se nuk bëhet fjalë për një drogë konvencionale, por për një produkt të përdorur eksluzivisht për të rritur performancën sportive.
Toure, i cili rrezikon një pezullim 2-vjeçar, ishte kapiteni i City-t deri në sezonin e shkuar, përpara se shiriti i kapitenit t’i kalonte argjentinasit Carlos Tevez.
Top Channel