Raul: Jam në qiellin e shtatë

03/03/2011 18:15

Raul Gonzales është duke përjetuar një prej momenteve më të bukura të jetës, pasi realizoi një gol në fishën e Bayern-it, i cili mund të shpëtojë këtë sezon të mbrapshtë të Schalke 04.

Pas një fillimi të vështirë në Gjermani, legjenda e Realit ka marrë në dorë fatet e skuadrës së tij, ndërsa i dhuroi Schalke 04 kualifikimin në finalen e Kupës së Gjermanisë, dy javë pasi shënoi një gol përcaktues në fushën e Valencias, në ndeshjen e 1/8-ave të Champions League.

”Jam jashtëzakonisht i lumtur. Ky është një prej momenteve më të bukura të jetës sime. Jam tmerrësisht i kënaqur kur shoh lumturinë që i dhuruam tifozëve tanë me këtë fitore ndaj Bayern-it”, deklaroi futbollisti me më shumë gola në historinë e kompeticioneve europiane për klube.

Schalke do të kualifikohet në Europa League, nëse do të fitojë Kupën e Gjermanisë, përballë rivalëve nga Bundesliga 2, Duisburgu. Finalja do të zhvillohet në datën 21 maj, në stadiumin olimpik të Berlinit.

Top Channel