Guardiola shtrohet në spital
03/03/2011 09:55
Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shtruar me urgjncë në një spital të Barcelonës menjëherë pas kthimit nga Valencia për shkak të dhimbjeve të forta në kurriz.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Guardiola, i cili udhëtoi për në transfertën e ekipit të tij I infiltruar me gjilpëra për mposhtjen e dhimbjes së kurrizit, e kishte të pamundur të duronte më gjatë.
Problemet në kurriz u përkeqësuan nga vendimi i trajnerit për të qëndruar në stol gjatë fitores së Barcelonës 1-0 në fushën e Valencias.
Top Channel