Beteja për Ligën e Kampionëve në Serie A, Milani rrezikon parakalimin nga Roma, Juventusi surprizon në vendin e tretë
Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar UEFA-s ndihmë për hetimin e tre ndeshjeve të dyshuara si të fiksuara.
Komiteti ekzekutiv i FSHF-së, pas një mbledhje të gjatë, kërkoi hetimin e tre ndeshjeve të sezonit aktual të Superligës, Dinamo-Skëndërbeu (1-3), Shkumbini-Bylis (4-2) dhe Flamurtari-Elbasani (4-0).
Sipas organizmit që drejton futbollin shqiptar, ekzistojnë hije dyshimi për fiksimin e këtyre tre takimeve.
“Të hetosh ndeshjet nuk është e lehtë prandaj kemi kërkuar që ta bëjmë këtë në bashkëpunim me UEFA-nâ€, ka deklaruar presidenti i FSHF-së, Armando Duka.
Përpara disa vitesh, brenda FSHF-së u ngrit një komision, i cili duhet të hetonte rezultatet e përfolura të takimeve.
Megjithatë, asnjë vendim nuk është marrë deri tani nga kjo strukturë e Federatës. Është hera e parë në historinë e FSHF-së, që ajo kërkon ndihmë nga UEFA në hetimin e një skandali të mundshëm bastesh apo fiksimi rezultatesh në Superligë.
Në një hetim të mëparshëm, kishte qenë UEFA ajo që kishte ndërmarrë një hetim ndaj klubeve shqiptare, për dyshime në ndeshjet e zhvilluara në kompeticionet europiane.
Në inspektimin e atëhershëm, Tirana dhe Vllaznia u vendosën në qendër të hetimeve. Në bazë të rregullores, nëse një ekip shpallet fajtor për fiksim apo “tolerimâ€, ai mund të dënohet nga heqja e 12 pikëve, deri në zbritjen në një kategori më të ulët.
Rregullorja parashikon edhe një gjobë që varion nga 1.5, deri në 3 milionë lekë. Duke iu referuar akteteve të dhunës në stadiumin e Lushnjes, presidenti i Federates, Armando Duka, tha gjatë mbledhjes se FSHF do të vazhdojë të marrë masa ekstreme.
“Komisioni i disiplinës ka qenë në nivelin e duhur, ka dhënë dënimet e duhura. Kemi parë ngjarjen e Lushnjes, për komisioni një futbollist e ka përjashtuar dhe një tjetër e ka dënuarâ€, ka nënvizuar Duka.
Top Channel