Elis Bakaj titullar

03/03/2011 11:15

Dinamo e Bukureshtit ngutet për të aktivizuar Elis Bakajn në formacionin titullar.

Mesfushorit shqiptar i mjaftuan vetëm 16 minuta në ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën rumune, që të bindte stafin teknik dhe të shndërrohej në idhullin e tifozëve. Tashmë të gjithë presin që kuqeziu të luajë nga minuta e parë në sfidën e nesërme kundër Pandurit, të vlefshme për javën e 20 të Ligës 1 rumune.

Në mos në këtë sfidë, krerët e klubit kërkojnë që 23-vjeçari të jetë titullar në takimin e ardhshëm, derbin me Rapidin. Për këtë arsye, te Dinamo e Bukureshtit kanë vendosur t’i blejnë shqiptarit një fjalor të gjuhës rumune, në mënyrë që ai të mësojë fjalët bazë, të domosdoshme për komunikimin në fushë me shokët.

Edhe Demollari ka për detyrë t’i mësojë sa më shpejt Bakajt që të komunikojë.

 

Top Channel