Ecclestone: Bahreini, gara e fundit

03/03/2011 18:00

Pronari I Formulës 1, Bernie Ecclestone, hodhi sot idenë që gara e Bahreinit të vendoset e fundit në kalendarin e Botërorit.

Në një deklaratë të dhënë për BBC, Ecclestone ritheksoi se është kundër shkurtimit të kalendarit të Botërorit, pas gara e parë u shty, si rrjedhojë e protestave në ishullin e Bahreinit.

”Mund të vendosim Bahreinin pas Brazilit, sepse në verë në pistën e Sakhirit bën shumë nxehtë dhe temperaturat do të ishin mbi 40 gradë”, deklaroi Ecclestone.

Besohet se organizarët e garës së Brazilit do të protestojnë ndaj kësaj ideje, pasi pista e tyre mund të privohet nga fitime të rëndësishme dhe vëmendjen, që ka një garë e fundit përcaktuese e sezonit.

Top Channel