Beteja për Ligën e Kampionëve në Serie A, Milani rrezikon parakalimin nga Roma, Juventusi surprizon në vendin e tretë
Nuk do të ketë ndryshime të mëdha në strukturën kualifikuese të Botërorit të vitit 2014, pasi FIFA konfirmoi përdorimin e të njëjtës formulë si në Afrikën e Jugut.
Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s vendosi në Zyrih, pasditen e sotme, që Europa të vazhdojë të ketë një total prej 13 skuadrash edhe në Brazil, ndërsa ndryshimi i vetëm lidhet me Afrikën, që nuk do të ketë më gjashtë vende, por vetëm pesë.
Përfiton një vend më shumë Amerika e Jugut, pasi ajo do të vazhdojë të kualifikojë 4-5 skuadra, por Brazili nuk merr pjesë në eliminatore, për shkak të statusit të vendit pritës.
Azia do të ketë 4-5 vende, Amerika e Veriut 3-4 vende, ndërsa Oqeania 0-1 përfaqësuese. Një ndryshim është bërë në strukturën e vendeve që do të diskutohen me play-off, të cilët nuk do të jenë më të përcaktuar si më parë.
Kjo do të thotë se katër skuadrat që do të kualifikohen në play-off do të ndahen nga shorti dhe mund të luajnë me këdo, ndryshe nga Botërori 2010, ku një vend përcaktohej mes dy kontinenteve amerikane dhe tjetri mes Azisë dhe Oqeanisë.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, deklaroi se ishte e pamundur të kënaqeshin të gjitha kërkesat, por struktura aktuale duket më e logjikshmja për të siguruar një ekuilibër mes spektaklit dhe përfaqësimit të logjikshëm.
Top Channel