Barcelona thyen një tjetër rekord historik

03/03/2011 18:20

Me fitoren e arritur në fushën e Valencias, Barcelona theu një tjetër rekord historik gjatë sezonit aktual, atë të 20 ndeshjeve në transfertë pa humbje.

Vetëm Real Sociatedi mitik, dy herë kampion i Spanjës në fillimin e viteve 1980, kishte mund të regjistronte një sukses të ngjashëm, me 19 ndeshje pa humbur në transfertë.

Humbja e fundit e skuadrës së Pep Guardiolës në transfertë është regjistruar në 14 shkurt 2010, kur u mposhtën në kampionatin e shkuar prej Atletico Madrid-it.

Edhe më mbresëlënës është fakti se në serinë e 20 ndeshjeve pa humbje në transfertë, 17 prej këtyre rezultateve janë fitore dhe vetëm tre barazime.

Top Channel