Barcelona +10 nga Reali

03/03/2011 04:45

Një gol i Messit në minutën e 77 të takimit, i ka dhënë fitoren Barcelonës në transfertën e vështirë në Mestaja përballë Valencias.

Katalanasit, megjithë përpjekjet për të gjetur rrugën e rrjetës, në pjesën e parë të takimit nuk shënuan dot. Pjesa e dytë nis sërish me Valencian të vendosur mirë përballë skuadrës së Guardiolas. Por gjithësesi, vendasit nuk mbajtën dotë nën kontroll Messin që shënon golin e parë e të vetmin për sfidën.

Pas këtij takimi, Barcelona shkëputet në vendin e parë me 10 pikë diferencë nga rivalët e Realit të Madridit që luan ditën e sotme përballë Malagas në Bernabeu.

Top Channel