
Filmi “Shqiptari” dhe aktori Nik Xhelilaj janë mirëpritur në Beograd. Filmi është pjesëmarrës në edicionin e 29-t të festivalit të filmit që mbahet në kryeqytetin serb.
Prezantuesit e kanë pëshkruar aktorin Xhelilaj, i vetmi pjesëmarrës nga kasta e filmit, si një aktor mjaft të suksesshëm shqiptar që bart me vete shumë cmime, e sidomos atë atë të Moskës.
Ka patur interesim nga publiku për realitetin rreth temës së emigracionit dhe fjalës së dhënë për dashurinë që kërkon shumë sakrifica për të kaluar rrethin e rregullave të vjetra për dy të rinj.
Xhelilaj është shprehur i lumtur për pjesëmarrjen e filmit si i ftuar.
“Këtë film e kam parë disa herë dhe erdha enkas sot në kinema sepse e kisha me shumë interes. Duhet të isha këtu me filmin Alive vitin që kaloi, por fatkeqësisht nuk erdha edhe pse e kisha me shumë qejf të vija në Beograd. Me duket se më pritën mirë, aq më tepër që ne jemi popull ballkanas dhe mendoj se dicka të ngjashme e gjeti veten edhe publiku serb”, tha aktori Nik Xhelilaj.
Kjo është hera e tretë që shfaqet një film shqiptar në Serbi dhe hera e dytë që publiku serb sheh aktorin Xhelilaj në një rol.
Top Channel