Mourinho: Pellegrini, një dështak

02/03/2011 18:30

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, sulmoi paraadhësin e tij Pellegrini, në një konferencë për shtyp të mbajtur më parë gjatë ditës.

Ndërsa kritikoi përsëri kalendarin dhe disa gazetarë të pranishëm në sallë, portugezi iu përgjigj në mënyrë ofenduese deklaratave të trajnerit që udhëhoqi skuadrën në sezonin e shkuar.

Malaga e Pellegrini-t do të jetë rivali i ardhshëm i Realit në kampionat dhe deklaratave të argjentinasit se një sezon më parë, Reali i tij kishte më shumë pikë se ai i Mourinho-s, portugezi iu përgjigj: “Ndryshimi mes meje dhe tij është që nëse mua më shkarkon Reali, nuk do të shkoj të drejtoj Malaga-n.

Që Reali kishte më shumë pikë një sezon më parë, në këtë fazë të sezonit është e vërtetë. Nuk e kam problem të bëhen krahasime të ndershme, por Pellegrini harroi të thotë se ndërkohë ishte eliminuar nga Kupa dhe i duhej të përmbyste një humbje në Lyon në Champions, gjë të cilën nuk arriti t’a bënte”.0

Top Channel