Bayerni i Mynihut, vështirësi për rinovimin e kontratës me Harry Kane
Në prag të fillimit të Botërorit të Formulës 1, Lewis Hamilton lëshon alarmin mbi potencialin që ka makina në këtë moment.
Duke folur në mediat angleze gjatë ditës, ish-kampioni i botës deklaroi: “Vendosëm të nisnim testimet më vonë se skuadrat e tjera dhe gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ne prisnim.
Pa dyshim, jemi ende larg formës që pretendojmë të kemi. Kjo makinë është e ngjashme me atë të vitit 2009 përsa i përket aerodinamikës, pak më e mirë, por jemi ende të ngadaltë në krahasim me kundërshtarët”.
Midis makinave pretendente, McLaren është shfaqur më e dobëta në testet e zhvilluara deri tani. Nëse teknikët e “shigjetave të argjendta” nuk do të mundin të bëjnë përparime të rëndësishme në javët në vazhdim, Hamitlon e Button mund të mos jenë në gjendje të luftojnë për titullin.
Top Channel