Rubin Kazan, 45 milionë euro për Kaka’

01/03/2011 12:40

Rubin Kazan po bën gati një ofertë të majme për të pasur shërbimet e brazilianit të Real Madrid, Kaka’.

Sipas ‘Marca’, klubi rus do të ofrojë 45 milionë euro për madrilenët ndërsa për futbollistin do të ofrojë një çek të bardhë.

Po sipas kësaj gazete, për Kaka’ janë të interesuar edhe Milan, Inter dhe Chelsea.

Babai i Kaka’, Bosco Leite, nuk ka përjashtuar një rikthim të mesfushorit tek Milani.

Top Channel