Lushnja dëbon futbollistin dhe mjekun

01/03/2011 17:15

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, njëkohësisht edhe presidenti i ekipit të futbollit të qytetit, komunikoi largimin nga ekipi të futbollistit Dorian Bubeqi dhe mjekut Arjan Caka.

Në një deklaratë për mediat gjatë mesditës, sqarohej se aktet e dhunës ndaj gjyqtarëve, gjatë ndeshjes me Pogradecin, çuan klubin në marrjen e këtij vendimi ekstrem ndaj sulmuesit dhe antarit të stafit.

Komunikimi i vendimit u bë nga vetë kryebashkiaku Albert Sanxhaku, pas një debati të zhvilluar në Këshillin Bashkiak të qytetit të Lushnjes, i mbledhur posaçërisht për këtë ngjarje.

Për incidentet e ndeshjes së të shtunës, të vlefshme për Kategorine e Pare, Prokuroria ka nisur nje hetim. Prokuroria ka sekuestruar materialet filmike të ndeshjes, ndërkohe që janë thirrur për t’u marrë në pyetje edhe gjyqtarët që vuajtën gjestet agresive.

Top Channel