Liverpool kërkon Bojan në formë borxhi

01/03/2011 12:25

Liverpool po ndjek me vëmendje sulmuesin e Barcelonës, Bojan Krkic.

Talenti spanjoll po luan shumë pak me ekipin blaugrana dhe mund të mendojë largimin në fund të sezonit.

Barcelona nuk mendon shitjen, por mund të pranojë një ofertë huazimi.

Ekipi anglez është i interesuar për spanjollin sepse e konsideron si një përforcim shumë të mirë dhe një lojtar që mund të përmirësohet edhe më shumë.

Top Channel