Betejë anglo-ruse për Kaka-në

01/03/2011 18:50

Chelsea, Manchester City dhe Rubin Kazan duket se do të duelojnë agresivisht midis tyre, për të siguruar shërbimet e ish-fituesit të Topit të Artë, Kaka-së.

Abramovich dhe sheiku Mansour Zayed al Nahyan janë të vendosur t’i ofrojnë Realit shuma të çmendura, ndërsa skuadra ruse nga Kazani, gjithashtu në duart e një miliarderi, është e vendosur të tentojë fatin e saj.

Sipas burimeve në median spanjolle, rusët kanë bërë tashmë një ofertë prej 45 milion eurosh, por ata do t’i ofrojnë ish-milanistit një pagë që do t’a bënte futbollistin më të paguar në botë.

Ndonëse përflitet edhe mundësia e rikthimit të Kaka-së tek Milani, kjo duket se nuk ka shumë gjasa të ndodhë, pasi kuqezinjtë nuk janë në gjendje të konkurrojnë me ofertat e jashtëzakonshme të klubeve të mësipërme.

Marrëdhënia e brazilianit me Mourinho-n është bërë e vështirë së fundmi, ndërsa një sondazh i një gazete madrilene tregoi përpara një jave se 70% e tifozëve të Realit do të ishin pro largimit të futbollistit që i kushtoi 64 milion euro arkave të klubit.

Top Channel