Arsenali, pa Van Persie në Barcelonë

01/03/2011 19:05

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, do të mungojë në ndeshjen e kthimit të Champions League, përballë Barcelonës.

Lajmin e komunikoi gjatë pasdites vetë klubi londinez, nëpërmjet faqes së tij të internetit.

Arsenali do të duhet të mbrojë avantazhin e fitores 2-1 në “Emirates”, por këtë duhet ta bëjë me disa dëmtime të rëndësishme, që rrisin shanset për kualifikimin e katalanasve.

Walcott nuk do të jetë në gjendje të luajë gjithashtu, ndërsa në dyshim është kapiteni Fabregas e mesfushori Song. Van Persie pësoi një dëmtim ndërsa realizoi një gol ndaj Birminghamit, në finalen e Kupës së Ligës, zhvilluar të dielën.

Top Channel